Më 11 Qershor 1869, u lind Karl Tomsoni, ushtarak hollandez, që shërbeu dhe dha jetën në Shqipëri. Ai erdhi i komanduar në vendin tone, në nëntor të vitit 1913 dhe përgatiti studimin për organizimin e ushtrisë shqiptare. Organizoi xhandarmërinë në Vlorë dhe vendosi rregullin dhe qetësinë në vend. Princ Vidi, në maj të vitit 1914, e emëroi në krye të ushtrisë. Ai vendosi ligjin, duke kufizuar dhe disiplinuar dhe të huajt, që qarkullonin pa asnjë kufizim, përgatiti dhe planin për shtypjen e rebelimit në Shqipërinë e Mesme dhe në betejën që u zhvillua te Ura e Dajlanit, mbeti i vrarë. Bashkë me të, ranë dhe 15 dëshmorë të tjerë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës

