Më 11 Korrik 1956, kompozitori Prenk Jakova, hodhi në pentagram notat e para të operas “Mrika”, që vuri themelet e artit operistik shqiptar. Me “Dasmën shkodrane” dhe “Dritë mbi Shqiperi”, artisti bëri lëvizjet e para në rrugën operistike, ndërsa në tetor të vitit 1957, ëndërra e tij u realizua: partiturat e “Mrikes”, ishin gati dhe opera për herë të parë, u shfaq në Shkodrën e lashtë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Shkurt 1882, në Shkodër u luajt drama e poetit arbëresh Leonardo de Martino
-
12 Shkurt 1891, lindi Petref Pogoni, arsimtar i dekoruar me Urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit”
-
12 Shkurt 1919, Qeveria e Durrësit kërkon kthim të mëvetësisë
-
12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbeti i vrarë adjutanti i tij Llesh Topollaj
-
12 Shkurt 1932, lindi në Përmet mjeku Mantho Nakuçi




