Një nga figurat madhore të kulturës mesjetare shqiptare, Theodhor Kavaljoti, nda nga jeta, më 11 Gusht 1789. Mendimtari filozofi dhe pedagogu illuminist shqiptar, u lind me 1718, në Voskopojë. U arsimua në vendlindje dhe në Janinë. Më 1743, u emërua mësues dhe më pas, drejtor i shkollës së mesme, që më 1750, u quajt Akademia e re e Voskopojës. Ai është autor i teksteve të para shkollore shqiptare, që kanë ardhur deri në ditët tona si, ”Llogjika”, “Fizika”, “Metafizika”. Rëndësi të veçantë, ka vepra e tij “Protopiria”, botuar në Venedik më 1770. Libri përmban edhe një fjalorth me 1170 fjalë në gjuhën shqip, greqisht dhe sllavisht. Theodhor Kavaljoti, veç mësimdhënies, ishte dhe një propagandist i dijeve dhe mendimeve filozofike përparimtare të kohës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Korrik 1273, Durrësi u godit nga një tërmet i fuqishëm apokaliptik
-
14 Korrik 1775, vdiq Mehmet Pashë Bushatlliu i Shkodrës
-
14 Korrik 1868, lindi në Akra të Turqisë skulptori, poeti dhe patrioti i Rilindjes sonë Kombëtare, Murat Toptani
-
14 Korrik 1908, Lumo Skëndo, botoi numërin e parë të gazetës “Liria”
-
14 Korrik 1925, vdiq i helmuar nga agjentët serbë Mehmet Konjuhi, luftëtar dhe prijës ushtarak i Kosovës