Kryengritësit e Shqipërisë së Veriut, me anë të Memorandumit drejtuar qeverisë xhonturke dhe opinionit publik Europian, më 11 Dhjetor 1910, kërkonin amnistinë për gjithë shqiptarët e dënuar politikë, si dhe lirinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit, lirinë e plotë të shkollave dhe hapjen e atyre që u mbyllën nga xhonturqit, të drejta të barabarta përpara ligjit etj. Memorandumi është botuar në gazetën “Shqypja e Shqypnisë” dhe fletore të tjera të kohës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shkurt 1919, Konferenca e Paqes mori në shqyrtim pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë
-
4 Shkurt 1927, lindi humoristi shkodran Tano Banushi
-
4 Shkurt 1937, u krijua një Komision që vlerësonte përshtatshmërinë e botimeve në Shqipëri
-
4 Shkurt 1944, shënohet masakra e Tiranës
-
4 Shkurt 1993, marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë për kulturën

