Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

10 Gusht 1995, nderron jete Baba Rexhepi, Dervish Bektashian.

U lind në Gjirokastër, në një familje fetare të zhvendosur më parë nga Gjakova, i biri i Reshatit që ishte mullah i lagjes Dunavat. E ëma ishte nga Elbasani, motër e murshidit të tij, Baba Selim Elbasani. Hyri në tarikatin bektashi kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe arriti shkallën e dervishit kur ishte njëzet vjeç, pas një viti dha betimin e një dervishi.

Për njëzetepesë vitet e ardhshme shërbeu pranë Teqesë së Asim Babait, nën udhëheqjen e dajës së tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i porositur nga daja i tij, shkoi fshat më fshat duke u thënë njerëzve se komunistët janë të padin dhe të pavatan; për shkak të kësaj u detyrua të largohej nga Shqipëria pas ardhjes në pushtet të komunistëve më 1944.

Qëndroi për 4 vite në një kamp në Itali dhe më pas shërbeu në Teqenë bektashie të Kajguzus Sulltanit në Kairo për katër vite të tjera. Më pas mundi të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku njëra nga motrat e veta, Zejnep Çuçi kishte shkuar para tij në New York.

Më 1954 mundi të hapte Teqenë e parë bektashie Shqiptaro-Amerikane, në rrethinat e Detroitit, ku kishte një bashkësi bektashijsh shqiptarë që e mbështetnin.

Exit mobile version