Në kulmin e Luftës së I Botërore, kur gjithë vendet ishin shkelur nga ushtritë e huaja ndërluftuese, në Korçë, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall “Krahina Autonome e Korçës”. Nën presionin e lëvizjes patriotike dhe të çetave të armatosura të qarkut, komandanti i forcave të armatosura franceze, kolonel Dekoen, më 10 Dhjetor 1916, u detyrua të largojë nga Korça administratën greke dhe nënshkroi me përfaqësuesit e Korçës, protokollin, sipas të cilit qyteti me rrethet Bilisht, Kolonjë, Gorë dhe Opar formonin krahinën autonome, që do të administrohej nga shqiptarët nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Për këtë qëllim u ngrit Këshilli Administrativ, xhandarmëria dhe repartet e armatosura vullnetarësh, për ruajtjen e pavarësisë së krahinës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Prill 1688, lufta e malësorëve shqiptarë kundër Sulejman Pashës në Medun
-
2 Prill 1769, betejë e Bushatllinjve në Zadrimë për të nënështruar krerët lokalë
-
2 Prill 1872, vdiq gjuhëtari arbëresh Andrea Dara
-
2 Prill 1910, nisën punimet e Kongresit të dytë të Manastirit
-
2 Prill 1914, Themistokli Gërmenji e koloneli Snellen shtypën puçin grek në Korçë

