Në kulmin e Luftës së I Botërore, kur gjithë vendet ishin shkelur nga ushtritë e huaja ndërluftuese, në Korçë, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall “Krahina Autonome e Korçës”. Nën presionin e lëvizjes patriotike dhe të çetave të armatosura të qarkut, komandanti i forcave të armatosura franceze, kolonel Dekoen, më 10 Dhjetor 1916, u detyrua të largojë nga Korça administratën greke dhe nënshkroi me përfaqësuesit e Korçës, protokollin, sipas të cilit qyteti me rrethet Bilisht, Kolonjë, Gorë dhe Opar formonin krahinën autonome, që do të administrohej nga shqiptarët nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Për këtë qëllim u ngrit Këshilli Administrativ, xhandarmëria dhe repartet e armatosura vullnetarësh, për ruajtjen e pavarësisë së krahinës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Korrik 1999, OKB emëron prokurorët dhe gjyqtarët e parë në sistemin gjyqësor të përkohshëm të Kosovës
-
3 Korrik 1966, ndërron jetë mjeku i shquar Sotir Polena
-
3 Korrik 1927, vdes Heroina e Popullit, Shote Galica
-
3 Korrik 1927, rivendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmejt Shqipërisë dhe Jugosllavisë
-
3 Korrik 1899, Komiteti “Liria” i dërgon memorandum Konferencës së Hagës për njohjen e të drejtave shqiptare