1 Shkurt 1997, u shua pedagogu nga Presheva Skënder Hasan Kadriu

Më 1 Shkurt 1997, u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare pedagogu e patrioti Skënder Hasan Kadriu. Lindi në Preshevë, studioi në shkollën Normale të Sarajevës dhe dha mësim në disa shkolla. Gjatë luftës së dytë botërore komandoi brigadat antifashiste shqiptare. Pas luftës regjimi i Titos e dënoi me vdekje por që u konvertua në 12 vjet heqje lirie.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare