Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Maj 1886, shpallet Dita e Punëtorëve

Më 1 Maj 1886, qyteti i Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përfshi nga një grevë masive dhe u zhvilluan demostrata të fuqishme, nën parrullën e vendosjes se 8 orëshit të ditës së punës. Me lëvizjen e Çikagos, u solidarizuan edhe punëtorët e shumë qyteteve amerikane, madje, edhe të vendeve të tjera. Që nga ajo kohë, 1 Maji u shpall Dita e luftës së punëtorëve në të gjithë botën, për kushte më të mira pune dhe jetese, për liri dhe demokraci. Tek ne, festa ndërkombëtare e punëtorëve, për herë të parë u festua në Shkodër, në vitin 1905, në një rreth të ngushtë punëtorësh dhe zejtarësh.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version