Aktorja e Teatrit Kombëtar të Tiranës, “Artistja e Merituar”, Esma Agolli, u lind në Tiranë, më 1 Korrik 1928. Krijimtarinë skenike e ka filluar që në vitin 1948, duke skalitur shumë role në pjesët e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Ajo mbetet edhe një ndër pioneret e artit të shtatë shqiptar. Ka luajtur në filmin e parë artistik me metrazh të shkurtër, “Fëmija e saj”, me regji të Hysen Hakanit, në filmin “Tana”, “Mysafiri”, “Në shtëpinë tonë”. Esma Agolli, është një ndër bashkëpunëtoret më të herëshme të mikrofonit dhe të ekranit të vogël shqiptar. Në arkivat e Radio-Televizionit shqiptar, ka me dhjetra regjistrime të “Teatri në mikrofon” dhe emisione të tjera artistike, ku interpreton aktorja. Edhe filmi i fundit, “Fletë të bardha”, xhiruar në vitin 1990, ku ajo luan rolin e Afërditës, është film televiziv.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj


