Me nismën e anëtarit të kryesisë të Frontit Nacionalçlirimtar Abaz Kupi, më 1 Gusht 1943, u mblodh Konferenca e Mukjes. Fronti përfaqësohej nga 12 delegatë, ndërtë cilët ishin Ymer Dishnica kryetar, Myslym Peza, Abaz Kupi, Mustafa Gjinishti, Omer Nishani, etj. Edhe delegacioni i Ballit Kombëtar përbëhej nga, 12 anëtarë, si Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Hysni Lepenica, etj. Pas dy ditë debatesh, u vendos lufta e përbashkët dhe e menjëherëshme, kundër pushtuesve përkrah aleatëve të mëdhenj, e të popujve të tjerë antifashistë. Konferenca vendosi gjithashtu, lufte për një Shqiperi të pavarur, të lire e demokratike popullore, sipas kartës së Atlantikut. Në vendimet e Konferences, thuhej se për një Shqipëri etnike, formën e regjimit do ta caktojë populli pas luftës, se do të krijohej një organ i përbashkët i përbërë nga 6 përfaqësues, nga çdo palë, se pas çlirimit qeveria dhe organet e tjera shtetërore, do të dalin nga zgjedhjet e përgjithshme. Marrëveshja e Mukjes, u hodh poshtë nga Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare dhe Keshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Vendimet e saj, u hodhën poshtë edhe nga Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare, ndërsa Plenumi I i Komitetit Qëndror të Parlisë Komuniste Shqiptare, që u mbajt në Helmes të Skraparit, në Maj të vitit 1944, për kompromisin e Mukjes, e perjashtoi Ymer Dishnicën nga rradhët e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Mars 1827, lindi Kostandin Kristoforidhi
-
7 Mars 1887, u hap në Korçë shkolla e parë shqipe
-
7 Mars 1914, Princ Vidi mbërriti në Durrës
-
7 Mars 1919, Turhan Pasha i kërkon ShBA-së të pushtojë trojet e mbertura jashtë Shqpërisë deri në një vendim plebishitar për fatin e tyre
-
7 Mars 1932, lindi shkrimtari Naum Prifti



