Shkolla Normale e Elbasanit u hap më 1 Dhjetor 1909, në zbatim të detyrave dhe vendimeve të Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Ajo u mbajt nga fondet e shoqërisë “Përparimi” të Korçës, me kryetar Orhan Pojanin. Pas një viti e mbyllën pushtuesit osmanë. U rihap në vitin 1911. Deri në Kongresin e Lushnjës, shkolla u hap dhe u mbyll pesë herë. Drejtori i parë i Normales ishte Luigj Gurakuqi. Në vitin e parë mësimor u regjistruan 50 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare. Matura e parë doli në vitin 1924. E kanë drejtuar atë dhe kanë dhënë mësim disa nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar, si Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ahmet Gashi, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kostaq Cipo, Luigj Filaj, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Prill 1688, lufta e malësorëve shqiptarë kundër Sulejman Pashës në Medun
-
2 Prill 1769, betejë e Bushatllinjve në Zadrimë për të nënështruar krerët lokalë
-
2 Prill 1872, vdiq gjuhëtari arbëresh Andrea Dara
-
2 Prill 1910, nisën punimet e Kongresit të dytë të Manastirit
-
2 Prill 1914, Themistokli Gërmenji e koloneli Snellen shtypën puçin grek në Korçë

