Në janar të vitit 1821 në Vllahi të Rumanisë shpërtheu një kryengritje popullore kundër feudalëve vendas dhe pushtuesve osmanë. Kryengritja udhëhiqej nga Tudor Vladimiresku. Më 21 Mars 1821, kryengritësit sulmuan dhe morën me luftë Bukureshtin. Në kryengritjen e Vllahisë morën pjesë dhe shumë shqiptarë që kishin emigruar në këtë krahinë. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm si luftëtarë të lirisë, por edhe si organizatorë dhe agjitatorë, për të ngritur fshatarët në luftë për liri. Tudor Vladimiresku mbështetej mbi trimërinë dhe besnikërinë e shqiptarëve dhe i dërgonte ata në pikat më të nxehta të luftës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate