13 Nëntor 1522, u shua Marin Barleti, historiani dhe humanisti i shquar

Marin Barleti

Më 13 Nëntor 1522, u nda nga jeta humanisti i shquar shqiptar, historiani, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare, Marin Barleti. U lind në Shkodër dhe përjetoi tre rrethimet e vendlindjes, duke e mbrojtur atë edhe më armë. Pas pushtimit të vendit nga osmanët, jetoi në mërgim, ku shkroi tre vepra, që kanë ardhur deri në ditët tona: Rrethimi i Shkodrës”,  që është ribotuar tre herë dhe është përkthyer në pesë gjuhë të tjera; “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut” dhe “Shkurtore e jetës së papëve dhe perandorëve”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply