12 Shtator 1882, lindi atdhetari Qazim Kokoshi

Qazim Kokoshi

Qazim Kokoshi, atdhetar antizogist e antifashist u lind në Vlorë, më 12 Shtator 1882. Kreu gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Ai ishte anëtar i klubit atdhetar “Labëria”, dhe mori pjesë si delegat i Vlorës në Kuvendin e Greçës dhe në kryengritjen antiosmane të Vlorës. U zgjodh deputet në Parlamentin shqiptar të vitit 1921. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, emigroi në Itali dhe Austri. Në vitin 1932, ishte ndër anëtarët e Organizatës së Fshehtë të Vlorës, kundër monarkisë së Zogut, i cili e dënoi atë me vdekje, por në vitin 1937, u lirua. Me pushtimin fashist të vendit, emigroi në Jugosllavi. U arrestua si antifashist dhe u burgos në Itali. Në vitin 1945, u kthye në Vlorë por u dënua me dy vjet burg, ku vdiq në 1947.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply