Të Dielën më 14 Shkurt 1910, në Korçë u zhvillua “Mitingu i Alfabetit”. Mbi 12000 atdhetarë nga qyteti dhe fshatrat e Korçës dhe të Devollit u mblodhën në kodrat e “Lirisë”, për të mbrojtur edhe me gjak shkronjat shqipe. Atje mbajtën fjalime të zjarrta Ymer Zavalani, Sami Pojani, Grigor Cilka, Hafiz Ali Korça dhe Ismail Gostivishti. Parashqevi Qiriazi në kujtimet e veta tregon se si shkroi fjalët dhe muzikën e “Këngës së Alfabetit”, që u luajt për herë të parë në miting dhe u përhap në të gjithë Shqipërinë. Mitingu i alfabetit në Korçë u organizua si përgjigje e tubimit që kurdisën xhonturqit me një grusht fanatikësh, më 6 Shkurt 1910, kundër alfabetit të miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe për përdorimin në Shqipëri të alfabetit arab. Reagimi kundër kësaj manovre ishte shumë i gjerë. Mitingje si ai i Korçës u organizuan në disa qytete të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi