Më 12 Shkurt 1919, Qeveria e Përkohëshme e Durrësit, i dërgoi Konferencës së Paqes në Paris, një Memorandum ku kërkon, që t’i kthehej Shtetit Shqiptar, “mëvetësia”, që ishte garantuar prej Konferencës së Londrës më 1913 dhe viset shqiptare që i janë dhënë Malit të Zi me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës më 1913, viset shqiptare që i janë dhënë Serbisë dhe ato që i janë dhënë Greqisë me vendimet e Konferencës së Londërs.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare